MJALTË DHE PRODUKTE TË BLETËS TË ÇERTIFIKUARA NGA EVROPA JUGORE.
Të dashur partnerë,
Ju jeni në faqen Kosovare të kompanisë Medo-flor. Medo-flor është kompani familjare me mbi 25 vjet përvojë në prodhimin e mjaltit dhe suplementeve ushqimore të bazuara në produktet e bletëve nga Kroacia, Bashkimi Evropian.
Aftësitë tona, njohuritë dhe pajisjet e shkëlqyera në objektet tona të prodhimit na lejuan të krijojmë dhe prodhojmë gamë të gjerë mjaltësh në paketime të ndryshme dhe produkte shtesë ushqimore për shëndet të mirë, sistem të fortë imunitar dhe rritje të energjisë.
Mjalte Medo-flor që janë në dispozicion në tregun e Kosovës mund t’i shihni here dhe suplementet ushqimore here.
Jemi krenarë të njoftojmë se distributori ynë i produkteve Medo-flor për Kosovën është kompania e shquar EMONA GROUP, Rr. Ajet Gërguri nr.42, 42000, Vushtrri, Kosovë, +38328570665 E Hënë – E Premte | 08:00–16:30
Nëse keni ndonjë pyetje mos ngurroni të kontaktoni EMONA GROUP ose MEDO-FLOR, Craotia +385 1 6215 056/057 , info@medo-flor.hr ose thjesht plotësoni formularin e kontaktit më poshtë.
E juaja sinqerisht,
Mateja Fanuko, CEO
Shitje
MEDO-FLOR d.o.o.
Kroacia (BE).
Fillet e para datojnë qysh nga viti 1976 dhe konsiderohet si njëra ndër sipërmarrjet e para private e themeluar në Kosovë nga Z. Myrtez Mikullovci i cili njëherit edhe trasoi rrugën e zhvillimit të saj.
EMONA është ndërmarrje tregtare me shumicë dhe pakicë e cila ofron produkte ushqimore dhe higjienike nga prodhuesit e çertifikuar vendorë e ndërkombëtar.
Si kompani me traditë, ne kemi qëndruar gjithmonë afër klientëve tanë duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e tyre me artikuj cilsorë dhe të sigurtë.
Një nga karakteristikat kryesore që e veçon ndërmarrjen tonë ka qenë vizioni i qartë.
Vizioni I ndërmarrjes ka siguruar drejtime të qarta duke bashkuar ekipe dhe individë përmes një sensi kolektiv drejtë arritjes dhe përmbushjes së objektivave të ndërmarrjes.
Kjo e ka ndihmuar kompaninë dhe ka përcaktuar kulturën e organizative duke siguruar vlera dhe ndershmëri në shërbimet dhe produktet e saj cilësore të cilat e kanë ndihmuar në zhvillimn dhe forcimin e ndërmarrjes në tregun tonë të brendshëm dhe të jashtëm.
Misioni jonë mbeshtetet në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore me cmime konkuruese në çdo treg.
Përzgjedhja e produkteve respektivisht prodhuesve si bashkëpuntor afatgjatë dhe kualiteti i shërbimeve dhe produkteve kanë determinuar suksesin dhe zhvillimin e kompanisë, që sot na bën ndër kompanitë më të suksesshme në vendin tonë.